Maxhuni: Zgjidhja e vetme e kësaj situate është shkarkimi i Kusari-Lilës

Në emisionin “N’kolonë me shoqen” në Radio Prishtinë, anëtari i kryesisë në NISMA Socialdemokrate, Albert Maxhuni thotë se vetmja zgjidhje që të dalim nga kjo situatë që është krijuar është shkarkimi i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës. Tutje Maxhuni thotë se dhunën në institucionet e vendit e ka instaluar partia në pushtet, shkruan Drejt.info.

“Absolutisht shkarkimi i menjëhërshëm i shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës. Po e kërkojmë sepse do të duhej. Paramendoni në atë përgjimin nëse mund të quhej që u publikua e pyet a do të jeni në protesta me humor për veteranët e luftës për pagë me çka e krahason ushtarin e UÇK-së. Unë po të isha dhe së bashku me Nismën në Kuvendin e Kosovës nuk do të mbahej asnjë seancë ku do të ishte prezent Mimoza Kusari-Lila dhe Hekuran Murati. Poashtu pas skandalit të fundit të dhunës të shfaqur në kuvend edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi do duhej të ecte në shtëpi”, tha Maxhuni./Drejt.info/

https://www.facebook.com/prishtina89.8/videos/240615465531209