Maxhuni nga Nisma pyet Vetëvendosjen: A jeni me Milanin a veteranin?

Anëtari i kryesisë në NISMA Socialdemokrate, Albert Maxhuni ka treguar për qëndrimin e tyre si parti si dhe Lëvizjes Vetëvendosje i është drejtuar më një pyetje në emisionin “N’kolonë me shoqen” në Radio Prishtin, shkruan Drejt.info.

“Partia që aktualisht udhëheq në vendin tonë koordinohet me argatët e Vuqiçit për veteranët e Kosovës. Do doja këtu të ja dërgoja një pyetje Vetëvendosjes, a janë me Milanin a Veteranin, kjo është pyetja që duhet shtruar sot. Veprimet e tyre aktualisht tregojnë që ata nuk brengosen për fatin e veteranëve të Kosovës ky vend deri sot nuk ka pas veteran, nuk ka pas veteran as të luftës, as të arsimit e as të kulturës. Fatkeqësisht këta e kanë të instaluar një mendim si të prapambetur. Çdo kush që ka bërë diçka për këtë vend ata e shohin si penges në rrugën e tyre”, tha Maxhuni.

Ndërsa sa i përket qëndrimit si parti, Maxhuni tha se çdo herë kur vendi ka nevoj për tema unifikuese dhe që vendi ka nevoj Nisma Socialdemokrate është aty pa hezitim./Drejt.info/

https://www.facebook.com/prishtina89.8/videos/240615465531209