Çka të hani e të pini gjatë ditëve të nxehta? Lexoni këto këshilla nga nutricistja Egzona Gashi

Ditët e nxehta për shumëkë janë vështirë të përballueshme.

E, pos të nxehtit, një nga tjera çështje me shumë me rëndësi, është se çka të hani apo të pini gjatë këtyre ditëve.

Përgjigje për këtë gjë, ka dhënë nutricistja kosovare, Egzona Gashi.

Për gjithë lexuesit e Syri.net Kosova, Egzona ka shkruar këto rrregulla që nuk duhet t’i harroni:

Kudo që të ndodheni, mos anashkaloni mëngjesin.

Evitoni ushqimet të skuqurat dhe preferoni ushqime që nuk kanë nevojë për shumë gatim, Evitoni ushqimet pikante në kohë të nxehtë, rekomandohet te konsumoni më pak mish gjatë kësaj stine dhe të zëvendësoni proteinat shtazore me ato bimore, përpiquni të vendosni në çdo vakt sa me shum perime te freskëta sezonale.

Konsumoni fruta me përmbajtje të lartë uji gjatë ditës, Konsumoni lëngje frutash të ndryshme, por të bëra vetë sepse lëngjet e gatshme kanë përmbajtje të lartë sheqeri. Lëngjet duhet të kenë sa më pak sheqer, sepse vetëm kështu nuk do të keni etje.

Uji: Në ditët e nxehta të verës uji mbetet pija e parë që duhet konsumuar. Sa më shumë gota në ditë aq më mirë do të ndiheni. Rekomandohet deri 2 litra në ditë, por nëse do të konsumonit më tepër se kaq do të bënit shumë mirë. Uji në verë duhet të jetë i pandashëm, edhe kur dilni duhet të merrni një shishe me vete. Iu ndihmon të hidratoheni dhe të ndiheni më të freskët. Por kujdes, pini ujë natyral dhe jo të gazuar. Mos përdorni pije alkoolike apo kafeinë.

Pijet shumë të ftohta dhe shumë të nxehta nuk janë të preferueshme në kohë të nxehtë.

Çaji: Çaji është një tjetër pije që duhet konsumuar në ditë të nxehta. Zakonisht njerëzit mendojnë që pije të ndryshme të shoqërohen me shumë akull ose të jenë shumë të ftohta ne këtë kohë vere. Por, në fakt akulli nuk i bën mirë organizmit i cili është i djersitur. Nëse do të konsumonit çaj të ngrohtë trupi juaj do të hidratohej më lehtë dhe do të ndiheshit më i freskët. Kjo është provuar edhe në vende shumë me të nxehta se Kosova. Nëse nuk iu pëlqen i tillë mund ta pini edhe të freskët por jo me akull!