Është liruar nga detyra si drejtoreshë e Inspeksionit në komunën e Podujevës, Florentina Osmani.
Këtë e ka bërë të ditur, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në faqen zyrtare të Podujevës.
Ai shton se kërkesa për t’u liruar nga detyra e këtij dikasteri, ka ardhur nga vetë Osmani, për shkak të angazhimeve të tjera profesionale.
Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.
Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.
