Mblidhet bordi i ShSKUK-së për ngjarjen e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë, kërkohen masa

Bordi Drejtues i ShSKUK-së ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte ngjarja e fundit e ndodhur në Klinikën e Psikiatrisë

Në njoftimin e lëshuar thuhet se pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës.

Po ashtu, do të ndërmerren  veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla.