Edhe sot mot me diell dhe ngrohtë

Sot në vendin tonë pritet të mbaj mot me diell, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius

Gjatë kësaj dite do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.