Statinat mund të ulin rrezikun e sulmit të mëvonshëm në tru

Marrja e ilaçeve statinë për uljen e kolesterolit pas një gjakderdhje të brendshme në tru, ose hemorragjisë intracerebrale, mund të ulë rrezikun e një sulmi të mëvonshme të shkaktuar nga një mpiksje gjaku, sipas një studimi të ri.

“Hulumtimi i mëparshëm ka pasur rezultate të përziera mbi rrezikun e sulmit në tru tek njerëzit që marrin statina që tashmë kanë pasur një problem të tillë, kështu e vlerësuam ne”, tha autori i studimit Dr. David Gaist, nga Universiteti i Danimarkës Jugore në Odense dhe anëtar i Akademisë Amerikane të Neurologjisë, raporton UPI, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu Gaist në një publikim të ri të akademisë tha se: “Ne zbuluam se ata që përdornin statina kishin një rrezik më të ulët të goditjes në tru, veçanërisht goditje ishemike, ndërsa nuk kishte asnjë ndryshim në rrezikun e sulmit me gjakderdhje”.

Ndërsa hemorragjia intracerebrale shkaktohet nga gjakderdhja në tru, goditja ishemike shkaktohet nga një bllokim i rrjedhës së gjakut. Këto janë deri tani llojet më të zakonshme të goditjes në tru.