Kina paralajmëron Indinë të qëndrojë “e qetë” në mosmarrëveshjen e hartës kufitare

Kina e ka paralajmëruar Indinë që të “qëndrojë e qetë” për hartën e re kineze për të cilën Delhi pretendon se ka hyrë në territorin e saj.

India protestoi pasi Pekini publikoi hartën që tregon shtetin verilindor Arunachal Pradesh dhe pllajën e diskutueshme Aksai Chin si territor i Kinës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Mirëpo Kina nuk mendon njësoj si fqinji i saj. Pekini u përgjigj duke thënë se fqinjët e tij duhet të përmbahen nga “interpretimet e tepërta” të çështjes.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave thuhet se presidenti kinez Xi Jinping ka anashkaluar bisedimet e liderëve të G20 të javës së ardhshme që do të mbahen në Delhi.

Mirëpo në vend të presidentit, pritet të marrë pjesë kryeministri Li Quang.