Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, zëvendësministri Bekim Rexhepi dhe drejtori i Ndërmarrjss publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale, Kostadin Acevski, sot kontrolluan rehabilitimin e aksit të autostradës A2 apo nga Shkupi – Tetovë. Sipas tyre, ky riparim i korsisë dhe vendosja e barrierave të zëshme është pjesë e ciklit investues të Qeverisë për ndërtim dhe modernizim të Korridorit 8 evropian.
Zëvenëskryeministri i parë, Artan Grubi theksoi se me rehabilitimin e këtyre rrugëve udhëtimi në vend do të jetë më cilësor për shkak të punës edhe në vendkalimet kufitare.
“Sot ministri i Punëve të Brendshme e nënshkroi marrëvehsjen e cila është miratuar nga ana e Qeverisë për vendosje të kontrolleve të përbashkëta në kufi me Kosovën, afër Bllacës dhe afër Jazhincës me metodologji të re moderne dhe e cila është paraparë në ribalancin e buxhetit, i cili është paraparë të miratohet nga ana e Qeverisë. I rrumbullakësojmë në këtë mandat të gjitha projektet më të rëndësishme për shtetin Korridoret 8 dhe 10, vendkalimet me Shqipërinë, Serbinë dhe Kosovën për jetë më cilësore të qytetarëve dhe zhvillim më të mirë ekonomik”, theksoi Grubi.
