Shirat e rrëmbyeshëm vrasin 11 persona në Turqi, Greqi dhe Bullgari – pamjet tregojnë ‘kaosin’ e krijuar

Numri i të vdekurve nga stuhitë e forta të shiut që kanë goditur disa pjesë të Greqisë, Turqisë dhe Bullgarisë është rritur në 11 pasi ekipet e shpëtimit gjetën katër trupa të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stuhia, e quajtur Daniel nga meteorologët grekë, ka goditur rajonin që nga e hëna dhe ka prekur kryesisht rajonin qendror grek të Magnesia dhe kryeqytetin e tij, Volos, 300 km (185 milje) në veri të Athinës.

Një grua 87-vjeçare e zhdukur që nga e marta u gjet e vdekur të mërkurën në fshatin Paltsi në Magnesia, tha zëdhënësi i zjarrfikësve, Yannis Artopios për transmetuesin publik Ert.

 

Të martën, një 51-vjeçar u gjet i vdekur në afërsi të Volos, pasi u përfshi nga një përrua “në rritje”.

 

Energjia elektrike ka munguar në Volos që nga mëngjesi i së martës dhe ndërtesat dhe rrugët në fshatrat përreth janë dëmtuar rëndë nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet, sipas agjencisë së lajmeve France-Presse.