Arrestohet një person në rajonin e Pejës, kërkohej nga shteti gjerman

Aksioni është realizuar nga policia e Kosovës, konkretisht ILECU-Fast Kosova.

“Në koordinim me zyrtarë të njësitit të antidrogës në rajonin e Pejës, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme në vend përfshirë edhe forcimin e bashkëpunimit policor në rrafshin ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.