Gjendet Arben Beselica, ishte raportuar i zhdukur ditë më parë

Është gjetur Arben Beselica nga Komuna e Prishtinës, i cili ishte raportuar i zhdukur ditën e hënë.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, sipas të cilëve Restelica është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Pas angazhimit të panderprer nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, Policisë së Kosovës dhe qytetarëve u bë e mundur gjetja e Arben Beselica i zhdukur nga Data 08.10.2023.  Arbeni është në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Ndryshe 30-vjeçari ishte raportuar i zhdukur që nga e hëna dhe se rasti ishte lajmëruar në polici