Lille shkruan për driblimet e Edon Zhegrovës

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova po vazhdon të dhurojë spektakël në fanellën e Lille.

Në ndeshjen e së dielës me Lensin bëri hiç më pak se gjashtë driblime.

Për këtë, skuadra franceze i ka kushtuar një shkrim.

Në shkrim thuhet se Zhegrova ka në total 21 driblime, duke u renditur në vendin e dytë në Ligue 1.

“Vetëm Rayan Cherki ka më shumë driblime këtë sezon (24) para lojës Rennes – PSG, shkruan në faqen zyrtare të Lille.

24-vjeçari po ashtu realizoi edhe një asistim në golin e epërsisë të skuadrës së tij, të cilin e realizoi Benjamin André.

Futbollisti kosovar u shpall lojtar i ndeshjes.

Ai, edhe përkundër ofertave të shumta, vendosi që së paku edhe për këtë sezon të qëndrojë në Francë.