Ferizaji dhe Liria zhvillojnë ndeshje sot

Sot Ferizaji do të përballet me skuadrën e Lirisë, ndeshje kjo e cila zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Prizrenasit pasi fituan ndeshjen e barazhit të Ligës së Parë duke e mposhtur Ulpianën, sot do të kërkojnë fitoren e cila do ti mundësonte rikthimin në Superligë.

Në anën tjetër skuadra e Ferizajit arriti ti shpëtoj rënies në Ligën e Parë vetëm në ndeshjen e fundit, pasi fitoi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, duke shënuar në fund të takimit, fitore kjo e cila morri vëmendjen e opinionit, pasi dyshohet për kurdisje të mundshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *