Superylli i Spanjës, Jenni Hermoso kopjoi një foto ikonike të Lionel Messit teksa pozonte në shtrat me trofeun e Kupës së Botës për femra.
Pasi udhëhoqi Argjentinën drejt kurorës së tretë botërore në Katar në vitin 2022, Messi ndau një foto të tij duke fjetur me trofeun e Kupës së Botës.
Hermoso e Spanjës ka ndjekur të njejtin shembulli, pasi u përball me Anglinë në finalen e Kupës së Botës për femra, të dielën. Pasi festoi për më shumë se një ditë e gjysmë, ajo më në fund bëri një gjumë shumë të nevojshëm, me trofeun që nuk e largoi nga vetja.
Ajo ndau një foto me të dhe shkroi: “Ëndrra e përsosur që u bë realitet”.
Pas përfundimit të turneut, 33 vjeçarja do të rikthehet me skuadrën meksikane Pachuca.


