Escobar kërkon largimin e kryetarëve dhe Policisë nga objektet komunale në veri

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar ka ripërsëritur se kryeministri Albin Kurti duhet që të largojë kryetarët dhe policinë nga objektet komunale në tri komunat në veri.

Ai gjithashtu ka kërkuar që pas këtyre veprimeve, të nis menjëherë diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht,  të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *