Ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj sot ka folur rreth situatës në veri të Kosovës pas sulmit terrorist nga serbët në Banjskë të Zveçanit

Ish-ministri i brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj sot ka folur rreth situatës në veri të Kosovës pas sulmit terrorist nga serbët në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama që tha se veriu duhet të kontrollohet nga KFOR-i, gjë të cilën Demiraj e vlerëson si propozim jo adekuat e që sipas tij ju konvenon vetëm Vuçiqit, Daçiqit, pra Serbisë, raporton Zeri.info.

“Kryeministri mund të ketë dëshira të ndryshme, por populli duhet që të bashkohet rreth interesit kombëtar, pra në asnjë mënyrë asnjë hapësirë e territorit të Kosovës të mos cënohet”, u shpreh ai në emisionin “N’kolonë me Shoqen” në Radio Prishtina.

Koloneli Demiraj ndër tjera shtoi se nëse Vuçiqi do ta shihte këmbënguljen e faktorit shqiptar, pra të liderëve në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut sa i përket çështjes së veriut nuk do të guxonte të organizonte operacione siç ishte ai në Banjskë. /Zëri