Jashari realizon gol në fitoren e Luzernit

Ardon Jashari ka shënuar gol në fitoren e Luzernit ndaj Grasshoppersit, me rezultat 2-0, në kuadër të javës së 13-të në Superligën e Zvicrës në futboll.

Jashari golin e realizoi në pjesën e dytë, në minutën e 48, pasi u shërbye mirë nga bashkëlojtari Dorn.

Luzerni pas fitores kalon në vendin e pestë me 21 pikë, pas 13 xhirove, teksa Grasshopersi renditet në pozitën e 10-të me 11 pikë.

Nga minuta e parë në këtë takim ka luajtur edhe Amir Abrashi, i cili ishte kundërshtar i Jasharit në këtë përballje.