Begaj takim me Biden: Të bashkuar nga një aleancë vlerash
“Miq dhe partnerë të bashkuar nga një aleancë vlerash”, shkruan Begaj në krah të fotos së publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku shihet duke pozuar me presidentin Biden, zonjën e parë të SHBA Jill Biden dhe bashkëshorten e tij.
Begaj dhe delegacioni shqiptar, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani ndodhet që prej datës 14 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi Shqipëria këtë muaj mban presidencën e këshillit të sigurimit në OKB.
Një ditë më parë kryeministri Edi Rama drejtoi debatin e nivelit të lartë në Këshillin e Sigurimit të OKB, fokusi i të cilit ishin pasojat e agresionit rus kundër Ukrainës.
