Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqyetet.
Një plagosje me thike është regjistruar në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.
Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç.
Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
