15-vjeçar/ Plagoset me thikë nxënësi te shkolla ‘Qemal Stafa’

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqyetet.

Një plagosje me thike është regjistruar në ambientet e shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë.

Më datë 08.01.2024, në Rrugën e Durrësit, në ambientet e shkollës “Qemal Stafa”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, të moshës 15 vjeç.

Gjatë konfliktit është dëmtuar lehtë në këmbë, me mjet prerës, njëri prej tyre.

Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.