Shpërthen bombola e gazit, shpëtojnë shtatë anëtarët e familjes

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Abc News mëson se banesa është në pronësi të Agur Cakos. Në momentin e shpërthimit të bombolës kanë qenë brenda banesës shtatë anëtarët e familjes.

Pas shpërthimit, familja ka dalë menjëherë jashtë banesës dhe ka njoftuar zjarrfikësit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *