Jack Teixiera është paraqitur në Gjykatën Federale në Boston për t’u përballuar me akuzat për rrjedhjen e dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit.
Sipas CNN-it, ai ishte dërguar në gjykatë nën pranga, teksa është ngarkuar me akuzën për heqje të paautorizuar dhe mbajtje të dokumenteve dhe materialeve të klasifikuara.
Ndërkaq, Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që Teixeira të dërgohet në mbajtje teksa është në pritje të gjykimit.
Ai u arrestua nga agjentë të FBI-së, teksa ndodhej në shtëpinë e tij në North Dighton të Massachusetts.
Zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, ka thënë që rrjedhja e informatave të klasifikuara ishte një “akt i qëllimshëm dhe kriminal”.
Rrjedhja besohet të ketë nisur në Discord, një platformë mediash sociale ku Teixeira besohet që për vite të tëra kishte postuar për armë, lojëra dhe meme raciste.
