De Santis nënshkruan ligjin e ri për abortin në shtetin e Floridas

Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, ka nënshkruar një projekt-ligj që ndalon shumicën e aborteve pas gjashtë javësh, duke hapur rrugën për ndryshime drastike në aksesin në procedurë në të gjithë shtetin.

Ligji nuk do të hyjë në fuqi derisa një gjykatë të vendosë mbi një sfidë ligjore të vazhdueshme ndaj ndalimit ekzistues 15-javor.

“Ne jemi krenarë që mbështesim jetën dhe familjen në shtetin e Floridës”, tha guvernatori në një deklaratë.

Ai pretendoi se ligji do të “mbronte dinjitetin e jetës njerëzore dhe do ta transformonte Florida në një shtet pro-familjes”.

Fillimisht Dhoma e Përfaqësuesve e Floridës, e udhëhequr nga republikanët, të enjten dha miratimin përfundimtar për ndalimin e abortit pas javës së gjashtë’

70 ligjvënës të shtetit votuan në favor dhe 40 kundër kufizimeve të thella. Projektligji u miratua në Senatin e shtetit me një votim 26-13 më 3 prill.

Projekt-ligji, i cili bën përjashtime për abortet në rastet e përdhunimit, incestit dhe kur jeta ose shëndeti i nënës janë në rrezik serioz.

Zoti DeSantis, i cili pritet të kandidojë për president për zgjedhjet e vitit 2024, ka thënë se mbështet kufizimin e abortit në shtetit e Floridës pas javës së gjashtë të shtatzanisë. Florida aktualisht lejon abortet deri në 15 javë.

Mbështetja e kufizimeve më të thella mund të paraqesë rrezik politikisht për zotin DeSantis nëse ai fiton emërimin si kandidat i Partisë Republikane.

Megjithëse rreth 13 shtete në SHBA e ndalojnë abortin në javën e gjashtë dhe më herët, sondazhet kanë treguar vazhdimisht se shumica e amerikanëve mbështesin abortin e ligjshëm në shumicën e rasteve. Një sondazh i Reuters/Ipsos të mërkurën arriti në përfundimin se 43% e republikanëve thanë se kishin më pak gjasa të votonin për një politikan që mbështet kufizimin e qasjes ndaj abortit.

Fati i ndalimit mund të varet nga përfundimi i një padie ndaj ndalimit aktual të aborttit në javën e 15 në këtë shtet, për të cilin klinikat që ofrojnë abort kanë argumentuar se shkel të drejtën kushtetuese të shtetit për privatësi. Çështja ndodhet në Gjykatën e Lartë të Floridës.

Pacientë nga e gjithë juglindja e SHBA-së kanë udhëtuar në Florida për të ndërprerë shtatzënitë që kur Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi vendimin Roe kundër Wade vitin e kaluar, duke rrëzuar mbrojtjen federale për abort. Shumica e shteteve të tjera në atë zonë e kanë ndaluar tashmë procedurën në fazat e hershme të shtatzënisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *