Këshilltarja e Ministres për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se sot në aeroportin e Beogradit, policia ka ndaluar vajzën e saj të vogël para se ajo të hipte në fluturimin për në Londër.
Ajo përmes një postimi në Twitter tha se vajza e saj nuk lejohej të përdorte telefonin apo të kontaktonte departamentin konsullor të Ambasadës Britanike në Beograd “nën kërcënimin e konfiskimit”.
“Ajo u lirua pasi u mbajt në një dhomë të vogël ku priste thirrjen e MPB-së dhe BIA-s nëse duhet të lirohet apo të merret në pyetje si person me interes për sigurinë. Një qytetare private që nuk jeton në Serbi dhe nuk merret me politikë”, tha Trajkovic.
