Kryetari i Komunës paralele të Mitrovicë së Veriut, Aleksander Spiriq, është rrahur brutalisht nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.
Incidentin për portalin Dukagjini e kanë konfirmuar burime brenda organeve të sigurisë së Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, ndërkohë që nga të njëjtat burime nga organet e sigurisë konfirmohet se Aleksandar Spiriq është dërguar në malet e Kopaunikut dhe atje është rrahur brutalisht nga ana e Milan Radoiçiqit.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak se Radoiçiq e ka rrahur Aleksandar Spiriqin për interesa financiare, por edhe pse është takuar me persona që për nënkryetarin e Listës Serbe, konsiderohen të dyshimtë.
Ndërkohë, Aleksandar Spiriq është duke u trajtuar diku në një spital në Serbi dhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
