A po përpiqet ministri Vitia t’i rrëmbejë meritat e Uran Ismailit që i filloj para gjashtë viteve?

Gjendja e tanishme e shëndetësisë me të vërtetë është kaos në Kosovë. Duke arritur ta bëjmë dallimin që kur ishte në krye Uran Ismaili kishte marrë si sfidë që të bëhet sigurimi shëndetësore. E kjo sfidë që Ismaili kishte nisur para gjashtë viteve, qeveria e tanishme tenton që lëvdata t’i rrëmbejë vet, siç po bëhet në sektorët tjera. Vet ministri i Shëndetësisë Arben Vitia para Komisionit për Shëndetësi në janarin e këtij viti ka thënë se kanë planifikuar t’i ndajnë mbi 41 milionë euro për ngritjen e shërbimeve shëndetësore, gjë e cila nuk ka ndodhur ende, shkruan Drejt.info.

E rikthejmë deklaratën e Uran Ismailit në kohën kur ishte ministër i Shëndetësisë.

“Mendoj se sfidë ka qenë sigurimi shëndetësor. Kemi arritur të zgjidhet bordi, fondi i sigurimeve të funksionalizohet, kemi marrë 5 ekspertë nga Banka Botërore. Nuk është e lehtë, është përpjekje e vështirë pasi që është folur shumë, por nuk është punuar në këtë drejtim. Por, gjithë ekipi jemi të vetëdijshëm që është sfidë që duhet ta përmbushim. Mendoj që ka gjasa që në vitin 2019 qytetarët do ta kenë sigurimin shëndetësor”, ka theksuar Ismaili, kujton Drejt.info.

Deklarata e Arben VItisë para komisionit në janarin e këtij viti.

“E dimë që janë probleme sistemike, por nga stafi shëndetësor nuk mund të kërkojmë maksimumin kur mungojnë parakushtet për të ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë që është edhe objektivi kryesor. Pasi shëndetësia është një prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, gjë që dëshmohet edhe me rritjen e buxhetit që është më i larti deri më tani, si dhe me donatorët tanë të cilët kanë shprehur gatishmërinë, ky plan sado ambicioz, do të jetë i realizueshëm”, ka thënë Vitia.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë, vetëm në vitin 2019, kanë shpenzuar 3.5 milionë euro për pajisje të reja mjekësore. Para se të bëhej ky investim, shumë intervenime kirurgjike nuk kanë mundur të kryhen brenda spitaleve publike.

Ndërsa, ndryshe këtë vit Ministria e Shëndetësisë, në krye me Arben Vitinë ka bërë të ditur se planifikon 41 milionë e 67 mijë euro për ngritjen e shërbimeve shëndetësore.

Qysh në vitin 2014 Kosova e ka miratuar Ligjin për Sigurime Shëndetësore. 9 vjet pas ende vijojnë përpjekjet, analizat, debatet, komentet e çka tjetër s’e si duhet të zbatohet ky ligj./Drejt.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *