Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq foli sot në Tiranë për ngjarjet në veri të Kosovës, qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe Tiranës zyrtare.
Ai deklaroi se ishte e papranueshme ajo që ndodhi në veri të Kosovës dhe se Mali i Zi përkrah qëndrimet e BE-së dhe NATO-s, teksa tha se kushdo që ka krijuar atë lloj konflikti, vrasjen e njerëzve, duhet të përgjigjet.
“Unë e pres hetimin dhe nga autoritetet e Kosovës dhe nga autoritetet e Serbisë dhe nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët nuk mund të lajnë duart para kësaj pune sepse ka pasur shumë paralajmërime nga ana e Kosovës se atje gjenden njerëz të rrezikshëm. Pra, dhe ndërkombëtarët duhet të marrin përgjegjësinë e vet”.
