Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla, duke thënë se ky është sulm ndaj vetë fjalës dhe mendimit të lirë.
“Sulmi ndaj gazetarit Syla, është sulm ndaj vet fjalës së lirë dhe mendimit të lirë – shtylla thelbësore të vet demokracisë. Angazhimi ynë për një shoqëri të lirë dhe demokratike nënkupton angazhimin për mbrojtjen e fjalës së lirë të secilit. Prandaj sulmi ndaj gazetarit Syla është sulm ndaj këtij angazhimi. Ftoj organit e rendit dhe drejtësisë të gjejnë sulmuesit dhe të njëjtit t’i vënë para vet drejtësisë”, ka thënë Abdixhiku.
Gazetari Valon Syla u sulmua mbrëmë nga tre persona të panjohur, pranë banesës së tij në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
