Abdixhiku: Fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës

Lideri i LDK-së Lumir Abdixhiku për festën e 1 qershorit vizitoi librarin “Buzuku” në Prishtinë ku u takua me fëmijë të shumtë.

Abdixhiku deklaroi se fëmijët janë pasuria më e madhe e Kosovës duke shtuar se ata janë motivi i punës së tyre.

Më tej ai tha se fëmijëve iu detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë.

“Në librarinë ‘Buzuku’ në Prishtinë, mes leximit të përbashkët e vizatimeve që burojnë nga imagjinata shumëngjyrëshe e tyre, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Fëmijët, pasuria më e madhe e Kosovës, janë motiv i punës sonë. Atyre i detyrohemi të tashmen e qetë për të ardhmen e ndritur që do ta ndërtojnë ata vet për vete dhe për ne. Mbi të gjitha, u detyrohemi një shtet, një që nuk e kishim ne, që i bën të barabartë mes popujve evropianë. Një që rritet bashkë me ta, me miq, e me të ardhme plot potencial”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *