Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të përballet me Kombëtaren e Bullgarisë U21, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Aleksandar Shalamanov” në Sofje me fillim nga ora 17:30.
Kosova U21, e drejtuar nga Afrim Tovërlani renditet në vendin e katërt në Grupin D me tre pikë, kurse Bullgaria U21 gjendet në pozitën e tretë me katër pikë.
