AGK: Kërcënohen disa media gjatë aksionit të shkyçjes nga kompania e ujësjellësit në Shtime

Mëngjesin e sotëm janë kërcënuar e sulmuar disa ekipe të medieve në vend, përderisa po e përcillnin aksionin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën me dije se krahas sulmit ndaj Lajmi.net, janë kërcënuar edhe disa kolegë të tjerë të cilët po e xhironin personin që po i fyente mediet.

“Në një video të publikuar nga GazetaDemos, qytetari dëgjohet duke i thënë gazetares së këtij mediumi “Mos incizo, se me ardh aty t’mys”.

AGK thotë në njoftim se kërcënime dhe sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme.

Ky asociacion njëherit i ka bërë thirrje policisë që të ndërmarrë masat e duhura ndaj personit që kërcënoi mediat gjatë ditës së sotme.