Ahmetaj: Shteti nuk ka bërë sa duhet për gjetjen e 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Më 19 prill 1999, grupi i intelektualëve të Mitrovicës, me 23 doktorë, profesorë e veprimtarë të çështjes kombëtare, derisa po largoheshin për në Mal të Zi, janë ndaluar nga forcat serbe, dhe tash e 24-vjet janë të zhdukur.

Në Info Magazine të Klan Kosovës sot për këtë rast ka qenë i ftuar Naim Ahmetaj, familjar i Demir Ahmetajt njërit prej të zhdukurve me dhunë.

Ahmetaj ka thënë se shteti nuk është duke bërë punë aq sa duhet për rastin e grupit të intelektualëve të Mitrovicës.

“Zyrtarisht ne nuk kemi ndonjë informatë që ka pasur tentime për gjetjen e tyre, deri tani nuk kemi diçka konkrete për ata. Nuk është duke bërë shumë shteti për këtë kategori dhe as për kategori të tjera”, ka thënë Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *