Mursel Duraku (59-vjeç), nga Abria e Poshtme e Skenderajt, ka humbur jetën në një aksident trafiku në Gjermani.
Lajmin për vdekjen e mërgimtarit e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale. Aksidenti me pasoja fatale ka ndodhur gjatë së martës. Ndërsa burime të Drejt.info bejnë të ditur se kosovari ishte duke ecur ndërkohe që goditet me motoçikletë.
“Njoftim mortor: Te Allahut jemi, tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje te thellë njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët që pas një aksidenti në Gjermani me datë 02.05.2023 në moshën 59-vjeç, ka ndërruar jetë babai, axha ynë i dashur, Mursel Duraku. Për varrim ju njoftojmë me kohë.
Të pikëlluar, familja Duraku”, thuhet në njoftimin e familjes.

