Aksident mes tri veturave në Ferizaj, lëndohet një fëmijë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një aksident trafiku ka ndodhur mes tri automjeteve në Ferizaj, si pasojë lëndime trupore ka pësuar një fëmjë.

I njëjti është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt.

“Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve me ngasës, dy meshkuj dhe një femër kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar një fëmijë i cili është duke u trajtuar në spitalin e Ferizajt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të shtunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *