Aksidentohet vetura e Policisë së Kosovës në veri

Në veri të vendit, orëve të vona të së hënës është aksidentuar një veturë e Policisë e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në veri, ku vetura e Policisë është ndeshur me një veturë civile.

Në pamjet që ka siguruar Reporteri, shihet se goditja ka ndodhur në pjesën anësore të veturës.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona nga vetura e civilëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *