Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejё ka njoftuar për sekuestrimin e armëve dhe municionit që ka gjetur në disa kafeteri dhe bare nate, pas kontrolleve që janë kryer.
Sipas njoftimit, janë gjetur armë të ndryshme e dhjetëra fishekë e karikatorë, raporton Sinjali.
“Kryesisht në ato zona ku ka më shumë lokale, kafiteri, bare nate, tё cilat frekuentohen mё shumё nga qytetarёt, me qëllim ruajtjen e rendit e qetësisë publike, nga data 02.10.2023 deri me datë 08.10.2023, janё gjetur dhe sekuestruar:
Njёmbёdhjetё (11) armё (pistoleta) tё tipit Zoraki,
njёmbёdhjetё (11) karikator tё armeve,
njё (1) armё (pistoletё) Zastava,
njё (1) karikator i sё njёjtёs arme,
njё (1) armё (pistoletё) Ëallter,
njё (1) karikator i sё njëjtës armё,
njё (1) armё (pistoletё) M-57 kal: 7.62mm,
njё(1) karikator i sё njëjtës armë,
njё (1) pushkё automatike kal: 7.62×39 mm,
njё (1) pushkё dy tyteshe kal: 12 mm,
njёmbёdhjetё (11) copё fishekё kal: 7.62×39 mm,
dhjetё (10) copё fishekё kal: 6.35 mm,
njёmbёdhjetё (11) copё fishekё kal: 7.65 mm, pesё (5) copё fishekё 9×19, gjashtё (6) copё fishekё 7.62mm”, bëhet e ditur në njoftim.
