Akuza dhe pakënaqësi ndaj Xhafer Gashit, jep dorëheqje kandidati për asamble komunale në Obiliq

Kandidati për asamble komunale dega në Obiliq, Plator Asllani, ka bërë të ditur për opinionin publik se ka dhënë dorëheqje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Asllani ka treguar edhe arsyen e dorëheqjes që siç e quan ai të parevokueshme, shkruan Gazeta Papirus.

Ai shprehet se gjatë zgjedhjeve i janë bërë padrejtësi në vjedhjen e votave, megjithatë ka vazhduar punën duke i dhënë përkrahjen e duhur kryetarit të komunës, Xhafer Gashi.

Pavarësisht kësaj, sipas Asllanit kjo ka qenë krejt e kot, për faktin se Gashi nuk ka realizuar premtimet e thëna gjatë fushatës.

Lexo postimin e plotë të Plator Asllanit pa ndërhyrje:

Të nderuar miq, dashamirë, bashkëveprimtar e ju qytetarë të respektuar të komunës së Obiliqit.

Duke qenë i privilegjuar që me shumë prej jush kishim një aktivitet e rrugëtim të përbashkët për të mirën e komunës sonë, me keqardhje dhe i shtyrë nga rrethanat e krijuara, ju njoftojë me vendimin tim për të dhënë DORËHEQJE të parevokueshme nga çdo pozitë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega në Obiliq.

Qytetarë të nderuar, si një i ri pa ndonjë eksperiencë të madhe politike, i mbështetur nga armata e të rinjëve, nga familja ime por verbalisht edhe nga kreu i IQO-së Xhafer Gashi për herë të parë i jam futur garës zgjedhore si kandidat për asamble komunale në kuadër të Iniciativës qytetare për Obiliq.Në një garë konkurente, përkundër padrejtësive që më janë bërë, duke i mbështetur kandidatët të caktuar nga lidershipi i IQO-së, megjithatë arrita t’i marrë afro 300 vota.

Duke qenë i bindur që më janë “avulluar” shumë vota kërkova të hapej një vendvotim ku pas rinumërimit votat e mia pësuan rritje.
Jam i bindur që po të veproja njësoj edhe në vendvotime tjera numri i votave të mia do të rritej edhe më shumë, por i edukuar të ndihmojë njerëzit nuk munda të

vazhdojë me rinumërime tjera nga shkaku që komisionerët do të penalizoheshin e dënoheshin, edhe pse të njëjtit qartazi ishin instruktuar nga udhëheqja e IQO- së të bënin dallavere të tilla.

Përkundër padrejtësive, Unë vazhdova angazhimin e madh në garën e balotazhit, duke mos e kursyer veten, familjen time e sidomos armatën e të rinjëve të cilët projektonin dhe identifikonin të ardhmen e tyre politike e profesionale në komunë pikërisht me emrin tim.Krejt kjo me një qëllim që Xhafer Gashi të fitojë mandatin e kryetarit të komunës.

Pas arritjes së qëllimit, gjërat fatkeqsisht ndryshuan me të madhe.Premtimet e kryetarit mbeten vetëm fjalë.Tashmë u harruan ata që kontribuan më së shumti për fitore, ndërsa filloi avancimi i njerëzve pa kredibilitet dhe në baza jo meritore, nganjëherë edhe në baza të kalkulimeve të dyshimta e abuzive …

I zënë ngusht nga pamundësia për të qenë zë i interesave të të rinjëve dhe njerëzve me kontribut nga shpërfillja deri në injorim nga udhëheqja e komunës, duke qenë i bindur që tashmë LDK-ja e re në Obiliq nuk përfaqson as idealin tonë për drejtësi, e as traditën e kulturën e LDK-së, dhe i shtyrë nga shumë njerëz të mirë Unë njoftojë distancimin dhe dorëheqjen time të pakthyeshme.

Jam i bindur që veprimi im do të mirëpritet dhe se paknaqësitë në rritje shpejt do të rrezultojnë me dorëheqje tjera të njerëzve të ndershem, me kredibilitet personal e familjar.

Dashuria e kontributi për vendin kanë qenë dhe mbeten ideali dhe busolla e angazhimit tim politik, andaj do të vazhdojë angazhimin tim aty ku ka parime, vlerësim, ndershmëri e respektim të etikës e moralit njerëzor.

I juaji
Plator Imer Asllani.