Zogaj: Jam gati për ta ‘rrëmbyer’ epitetin e kampionit

Aktin Zogaj do të luftojë më kundërshtarin nga Italia, Riccardo Valentino, atje ku kërkon lavdinë e madhe dhe epitetin e kampionit të Evropës në Federatën e IBO, me meçin që do të zhvillohet më 17 qershor në Stuttgart të Gjermanisë.

Kundërshtari nuk është aspak i lehtë, por boksieri shqiptar ka punuar intensivisht dhe është përgatitur maksimalisht për këtë luftë shumë të rëndësishme.

Altini ka shifra të “frikshme” , pasi në kategorinë e tij ka regjistruar 11-të fitore nga 11 ndeshje, duke mos humbur e as barazuar në asnjë prej tyre.

 

Zogaj tha se është shumë i përgatitur për këtë meç dhe për ta ‘rrëmbyer’ epitetin e kampionit, pavarësisht që kundërshtari nuk është aspak i lehtë.

 

“Do të boksoj për titullin e kampionit të Evropës në federatën IBO dhe kam më shumë se 3 muaj që po stërvitem intensivisht për këtë meç. Kjo përballje është më e rëndësishme se të gjitha të tjerat në karrierën time. Këtë herë do të përballem me kundërshtarin tim të detyruar nga federata IBO për këtë titull, i cili ka 7 meçe dhe 6 prej tyre i ka fituar me KO“, tha fillimisht ai.