Ambasadori Hovenier takon shtetasit e ShBA-së që jetojnë në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me ekipin konsullor të Ambasadës në Prishtinë, kanë takuar shtetasit e ShBA-së që jetojnë në Kosovë.

Në njoftimin e ambasadës në Facebook thuhet se ata morën më shumë informacione se si funksionon ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit, përcjell Klankosova.tv.

“Javën e kaluar, ambasadori Hovenier dhe ekipi konsullor i Ambasadës në Prishtinë u takuan me shtetas të ShBA-së që jetojnë në Kosovë. Ekipi ishte i interesuar të dëgjonte për të gjitha përvojat dhe mori më shumë informacione se si funksionon ambasada për të mbrojtur interesat e qytetarëve amerikanë jashtë vendit. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen”, thuhet tutje në njoftim.