Andi Zeqiri, nuk do të jetë më pjesë e Brighton Hove & Albion.
Ai do ta vazhdojë karrierën e tij në Belgjikë, tek klubi Genk.
Zeqiri nënshkroi kontratë trevjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit më shumë.
Sipas raportimeve, klubi belg ka paguar 2.75 milionë euro për transferimin e sulmuesit me prejardhje nga Kosova.
Zyrtarizimi i tij u bë nga ana e Genkut.
