Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar babanë e tij, veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare, Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes, e cila vazhdon të jetë e “pazbardhur”, edhe sot.
Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se edhe pse ai nuk arriti të bëhej udhërrëfyes i jetës së të birit, u bë udhërrëfyes i popullit shqiptar.
“Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por ti u bëre udhërrëfyes i fatit të popullit tonë. 24 vjet dhimbje pa ty, 24 vjet me krenarinë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
