Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti ka filluar mbledhjen e 140-të të Qeverisë, duke folur për dy vendimet e miratuara: liberalizimin e vizave dhe aplikimin e Kosovës në Parlamentin e Këshillit Evropian.
Kurti tha se pas një pune të përkushtuar, kanë arritur të zhbllokojnë vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit.
“Liberalizimi i vizave kishte ngecur për katër vjet. Me shumë punë vitin e kaluar arritëm të zhbllokojmë këtë ngecje. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët tanë do të mund të udhëtojnë pa viza në 31 vende evropiane” tha Kurti.
Kryeministri theksoi se “shteti ynë po bëhet me i fuqishëm së kurrë”.
Kurti ndër tjerash tha se këto dy vendime të rendesishme të miratuara brenda një jave, po e konfirmojnë rrugën e Kosovës drejt Evropës
