Aplikimi për anëtarësim në Këshill të Evropës hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave, të hënën diskutohet për Kosovën

Çështja e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hyrë në agjendën e organeve të këtij institucioni.

Kjo bëhet e ditur në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, e që aludohet në Kosovën.

Takimi do të mbahet të hënën, më 24 prill, ndërkaq në agjendën e Komitetit të Ministrave është edhe një aplikim për anëtarësim.

Takimi, saktësisht, pika e agjendës ku flitet për një aplikim për anëtarësim është në ora 14:30.

Ndërkaq, edhe burime të Telegrafit bëjnë me dije që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE do të jetë më 24 prill në agjendë të Komitetit të Ministrave.

Ndryshe, faza e parë për anëtarësimin e një shteti në Këshill të Evropës nis në Komitetin e Ministrave me procedurën për anëtarësim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *