Arbnor Muja i reagon trajnerit Giresse: Deklarata e tij është e pavërtetë, kurrë nuk mund ta njollosë emrin tim

Futbollisti Arbnor Muja ka reaguar pasi trajneri Alain Giresse nuk e ka ftuar për ndeshjet e muajit qershor.

Selektori i Kosovës në konferencën për media të mbajtur sot, kishte deklaruar se Muja ka kërkuar që të jetë titullar në ndeshjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë.

Muja nëq reagimin e tij ka thënë se deklarata e Giresse është e pavërtetë pasi nuk ka kërkuar vendin e titullarit.