Deputeti i Lëvizjes VetëVendosje, Armend Muja, ka vizituar kryetarin e ri të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, pas marrjes së kësaj detyre.
Muja përmes një postimi në Facebook e ka uruar Atiqin, duke besuar në përkushtimin e tij si kryetar.
“Sot vizitova Komunën veriore të Mitrovicës për të uruar Kryetarin e kësaj komune, Erden Atiq në marrjen e detyrës së re.Komuna veriore e Mitrovicës ka shumë punë dhe nevoja, por jemi të bindur që me Kryetarin e ri Atiq infrastruktura, shërbimet komunale dhe shërbimi për çdo qytetar pa dallim do të jenë angazhimi dhe përkushtimi i tij i përditshëm” shkruan Muja në Facebook.
