Arrestimi në Graçanicë për krime lufte, serbët protestojnë para stacionit policor

Në Graçanicë, një numër i madh i qytetarëve serbë janë mbledhur para stacionit policor në shenjë proteste për arrestimin e sotëm të D.M.

D.M. është arrestuar si i dyshuar për krime lufte, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sipas raportimeve të Kosovaonline, vendasit kanë arritur të bllokojnë rrugën edhe pse policia i ka penguar ta bëjnë këtë.