Dy vëllezër janë arrestuar në Prishtinë, pasi që kishin kanosur njëri tjetrin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti ështëduke u hetuar.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (vëllezër) nën dyshimin se të njëjtit për motive (ende) të panjohura kanë kanosur njëri-tjetrin. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.
