Arrestohen gruaja dhe burri, u përleshen mes vete

Është arrestuar një çift bashkëshortor, pasi dyshohet se janë përleshur mes vete.

Burri ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa gruaja ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Janë arrestuar i dyshuari dhe e dyshuara (çift bashkëshortorë) nën dyshimin se janë përleshur fizikisht. I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara ka refuzuar tretmanin mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.