Arrestohen katër persona në Ferizaj, sulmuan me thikë zyrtarët policorë

Katër persona kanë sulmuar Policinë e Kosovës me thikë në fshatin Kosin të Ferizajt, duke u shkaktuar lëndime trupore zyrtarëve policorë, të cilëve u është ofruar tretman mjekësor.

Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar.

Në konsultim me prokurorin pas intervistimit  tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njeri prej tyre është  liruar.

Tutje, thuhet se rasti është duke u hetuar.